Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Dridhet Reali, ja sa do të mungojnë Modric e Marcelo (Foto)

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka marrë një lajm të keq

Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, Luka Modric dhe Marcelo pritet të mungojnë një muaj për shkak të lëndimit.

Mbrojtësi brazilian dhe mesfushori kroat janë lënduar gjatë fitores së Loc Blancos ndaj Malags (2:1).

Por, sipas Marca-së, të hënën edhe zyrtarisht pritet të mësohet se sa do të mungojnë Modric dhe Marcelo.

Real Madridi ka pasur shumë telashe këtë sezon me lëndimin e futbollistëve. 19 lojtarë të Real Madridit kanë pësuar 26 lëndime gjatë këtij sezoni.

Kështu, pa lëndime kanë shpëtuar vetëm këta lojtarë: Nacho, Mariano, Asensio, Casilla dhe Yanez.

Exit mobile version