Obama i lë letër personale presidentit Trump (FOTO)

Është zakon që presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara t’i lë një porosi personale pasardhësit të tij. Barak Obama duhet të pi çaj me Donald Trump para se të dy së bashku të nisen drejt Capitol, ku do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit.

Republikani Donald Trump sot jep betimin e tij për presidentin e 45-të të SHBA-ve në një ceremoni madhështore në Washington.

Gjatë ceremonisë, administrata e re do të jap betimin, presidenti Trump do të mbajë fjalim për mandatin e tij 4 vjeçar dhe do të vazhdojë me paradë deri tek Shtëpia e Bardhë.

Siguria është në nivelin më të lartë dhe pritet që 900,000 persona të marrin pjesë në ceremoni, duke përfshirë edhe mijëra protestues.

Temat
BotëLajme

Të afërta