Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Dreri nga Kosova, fotografi e ditës në “The Guardian” (Foto)

Në një artikull të publikuar në “The Guardian”, janë paraqitur një mori fotografishë më të bukurat në mbarë botën.

E në mesin e 17 imazheve më të bukura, si fotografi e ditës në ”The Guardian” bën pjesë dhe një drer i cili është fotografuar në Kosovë, saktësisht në Vushtrri.

Kjo krijesë e bukur është zënë nga syri i aparatit fotografik në Kosovë, teksa po ushqehej me një copë misri në një fushë të mbuluar nga bora.

Fotografia është realizuar nga Armend Nimani, fotoreporter i AFP-së.

Exit mobile version