Showbiz

Brenda veturës luksoze të Morena Tarakut (Foto)

By FIRST CHANNEL

January 18, 2017

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, ka shpalosur gjithmonë me fansat jetën e saj luksoze që bën.

Ajo pëlqen të vishet me rroba nga markat më të shtrenjta dhe zgjedh me kujdes vendet cilësore ku dëshiron të shijojë darkën ose të pijë kafenë. Së fundmi, bukuroshja përmes disa fotografive të publikuara në InstaStory i ka prezantuar fansat me makinën e saj luksoze të tipit Porsche Cayenne.

Në fotografi ajo shfaqet brenda makinës, teksa ambienti i veturës duket të jetë jashtëzakonisht komod. /Telegrafi/