Opinione

UNIVERSITETIT PUBLIK, MUND TË NDIHMOJË NË ZBUTJEN E PAPUNËSISË KOSOVARE

By FIRST CHANNEL

January 13, 2017

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

Me përvojën e një eksploruesi social e politik, e padyshim edhe të një kërkuesi shkencor kam kuptuar se studentët tanë akoma kanë rezerva nga më të ndryshme, ta aktivizojnë atë “pjesën” kreative të; analizës, gjykimit, interpretimit, etj. të fakteve të reja… Nga studimi im mē del se; 1. Studentët duhet të arrijnë dije dhe shkathtësi konkurrente për tregun e punës dhe në bazë të afiniteteve të tyre për kërkim shkencor apo punë profesionale në ekonomi, shërbime publike dhe gjithë institucionet e tjera të shoqërisë: 2. Studentet duhet të ndihmohen në përzgjedhjen, akomodimin si edhe ndërtimin e karrierës së tyre ekskluzivisht në bazë të prirjeve dhe një seleksionimi me kritere ekskluzive shkencore, në mënyrë që të ndalojmë hiperproduksionin evident që po prodhon analfabet modern: 3. Stafi i ngushtë i Rektoratit do të duhej të angazhohet në krijimin e një fondi për dhënien e bursave për student të jashtëzakonshëm, në mënyrë që ata të jenë në koherencë me zhvillimet e reja teknologjike…: 4. Studentëve duhet mundësuar në çështjen e lehtësimit të marrjes së vizave, në mënyrë që ata të kenë qasje dhe mundësi të këmbejnë përvojat me kolegët e tyre perëndimor…. Kjo ide akademike evropiane është në përputhje edhe me vizionin e Deklaratës së Bolonjes, POR që nuk është shfrytëzuar maksimalisht gjerë më tani: 5. Studentët do të stimulohen që prioritet në interesimin e tyre ta kenë cilësinë e mësimit, kushtet e mësimit dhe suksesin në studime duke vlerësuar rezultatet e veta dhe mësimdhënien si një nga autputet e rëndësishme për përmirësimin e qeverisjes në universitet: 6. Studentët, duhet të “kujdestarojnë” për largimin DEFINITIV të politikës nga Universitetet. Ata duhet ta ruajnë neutralitetin politik, në rast se e dëshirojnë një Universitet profesional e apolitik: 7. Studentët, pastaj, përmes programeve të ndryshme sociale duhet të përkujdesën për ngritjen e përgjegjësisë për mësim sistematik, pjesëmarrje në ligjërata, ushtrime, seminare debate publike etj. 8. UP-ja, duhet të marr përgjegjësit e veta dhe fillojë (sa më shpejt) në hartimin e një plani të detajizuar studimesh për minoritetet në rast se dëshiron të kultivojë kritere dhe standarde si Universitetet Evropiane. Kështu ajo do përgatitë UP-ës për kushtëzimet që tashmë janë në horizont…. nga BE-ja: 9. UP-ja, duhet të sigurojë që tash një lëvizshmëri e mësimdhënësve dhe studentëve në vijën horizontale, ku do të bëhet kyçja në rrjetat dhe programet e mobilitetit evropian: 10. UP-ja, duhet të tentoj të rris koperativitetin midis studentëve tanë dhe atyre evropian, përmes programeve të ndryshme, siç janë: SOCRATES dhe ERASMUS, që u jepen vendeve në tranzicion: 11. UP-ja, së fundi duhet të organizojë një studim empirik, ku do të përcilleshin të gjitha programet studimore. Për këtë qëllim do të duhej të organizon tri tipe evaluimesh: A. përcjelljen e studimeve sistematike te studentëve të UP-s : B. anketimin e studenteve pas përfundimit të studimeve bachelor: C. anketimin e studentëve që tashmë kanë filluar të bëjnë karrierë. 12. Një ndër pikat e dobëta të dëshmuara dhe të identifikuara të Programit të Bolonjës, në rastin e Universiteteve tona publike padyshim që janë kërkimet shkencore, pra aso kërkimesh që në sistemin edukativo arsimor të vendeve në zhvillim, në fakt janë alfa dhe omega e zhvillimit dhe përparimit. Ajo çka kujtojë se akoma mund të bëhet,është që; A.Çdo njësi akademike të ketë mundësinë e vetë të eksplorimeve shkencore përmes metodologjive me bashkëkohore: B.Çdo njësi akademike, të organizoj Projekte investiguese për problemet, sfidat, dhe proceset edukativo arsimore ne Kosovë: C.Çdo njësi akademike të ketë një buxhet, i cili në kooperim me ndonjë agjension, kompani private apo shtetërore, të filloj te angazhoj studentë të masterit (e pse jo edhe kandidat doktorant) për të bërë matjet e duhura shkencore për problemet dhe sfidat e ndryshme në UP dhe shoqëri: D.Studentët e gjitha fakulteteve, sidomos në nivelin master do duhej të organizojnë investigime grupore të për temat për të cilat mungojnë përgjigje shkencore në lëndët dhe shkencat që i kemi në suficit. Etj.: 13.UP do duhej të marrë këto masa: (1) Te iniciojë aktivitet të përbashkët me MASHT për krijimin e buxhetit për kërkime shkencore që do të jetë pjesë përbërëse e buxhetit të UP : (2) Te shqyrtoje mundësinë e trajnimeve specifike te cilat do të rrisnin kapacitetet e stafit akademik për të përgatitur propozimet e projekteve për kërkime shkencore, në fondet e qeverisë, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare: (3)Te kërkojë nga secila njësi akademike/ fakultet që të ketë buletinin e publikimit të rezultateve të punës kërkimore duke aplikuar standardet e cilësisë dhe recensionit objektiv; (4) Te sigurojë parapagimet për fondin e nevojshëm të publikimeve të reja në bibliotekën Universitare, në bibliotekat e fakulteteve dhe qasjen në bibliotekat elektronike: (5) Te konsolidohet veprimtaria botuese…etj