Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Jakup Krasniqi ka reaguar pas raportimeve se Serbia po bëhet gati që nesër pas 18 vjetësh ta lëshojë në qarkullim linjën hekurudhore Beograd-Mitrovicë.
Sipas Krasniqit kjo është edhe një tjetër dëshmi për dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës.
Krasniqi thekson se marrëveshjet e Thaçit e të Mustafës, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përfunduan në kthimin e Serbisë në Kosovë./Lajmi.net/
Postimi i plotë i Krasniqit:
A DONI DËSHMI TJETËR PËR DORËHEQJEN E QEVERISË SE KOSOVËS?
Marrëveshjet e Thaçit e të Mustafës, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë?! Shikoni ku përfunduan?! Përfunduan në kthimin e Serbisë në Kosovë!
Qytetarët duhet te shikojnë> se cka prodhuan, marrëveshja e 19 prillit 2013 dhe ajo e 25 gushtit v2015!
Për marrëveshjen e 19 prillit deputetëve ju pata thënë: Kjo marrëveshje kështu si është, është e pa përfunduar dhe nuk kemi mundësi të dimë se çka po votojmë!
Megjithatë marrëveshja i mori mbi 85 vota?!
Nuk e di sesi ndihen sot, ata që e votuan!
Nuk besoj që duhet ndonjë dëshmi tjetër, për dorëheqjen e kësaj Qeverie?!