“Ka ardhur koha që shqiptarët t’ia kthejnë serbëve në të njëjtën monedhë” (VIDEO)

Kryetari i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane, ish –Kongresmeni Joseph Dioguardi, dhe Shirley DioGuardi flasin për ndalimin në Francë të ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe për çështjen shqiptare ne Maqedoni.

Shirley Dioguardi ka thënë se është arrestuar personi i cili është liruar nga Tribunali i Hagës dy herë i pafajshëm.

Ajo ka thënë se nëse vërtetë Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi kjo do të çoj në kryengritje të shqiptarëve.

Ajo ka thënë se nuk është problemi çështja vetëm tek Ramush Haradinajt, por, Edita Tahiri dhe të tjerët që e kanë përfaqësuar Kosovën në bisedime sipas saj do duhej që këto mandate arresti duhet hequr.

Temat
Lajme

Të afërta