Lajme

Ja ku u trajnua Atifete Jahjaga para se të bëhej Presidente (Video)

By FIRST CHANNEL

January 12, 2017

Në emisionin “Komiteti Qendror” politologu Ramush Tahiri, ka folur për periudhën gjatë të cilës ai kryente detyrën e këshilltarit të ish-presidentes Atifete Jahjaga.

Tahiri ka thënë se së bashku me Jahjagën dhe shumë figura të tjera politike kishin qenë në një trajtim të liderëve gjatë vitit 2003 në Gjenevë.

Ai ka thënë se Jahjaga nuk kishte dijeni se do të zgjidhej presidente deri në ditën kur ajo ishte emëruar.

Tahiri ka treguar se fillimisht Jahjaga kishte kërkuar mbështetjen e tij edhe pse më vonë u krijuan mosmarrëveshje mes tyre, dhe ai thotë se në vitin e fundit të mandatit të Jahjagës, ai kishte qëndruar vetëm formalisht në presidencë.