Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe 80 të tjerë janë lënduar pas dy shpërthimeve që ndodhën afër parlamentit afgan në Kabul
Sulmi ndodhi në pikun e ditës kur zyrtarët dolën nga kompleksi i parlamentit, shkruan BBC, transmeton lajmi.net
Zyrtarët thanë se target i sulmit ishin anëtarët e Agjencisë së Inteligjencës afgane.
Shumica e të vdekurve janë qytetarë, por ka edhe zyrtarë të parlamentit.
Raportimet thonë se bëhet fjalë për veturë bombë.
