Botë

Dy shpërthime në Kabul, 30 të vdekur e 80 të lënduar (Foto)

By FIRST CHANNEL

January 10, 2017

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe 80 të tjerë janë lënduar pas dy shpërthimeve që ndodhën afër parlamentit afgan në Kabul

Sulmi ndodhi në pikun e ditës kur zyrtarët dolën nga kompleksi i parlamentit, shkruan BBC, transmeton lajmi.net

Zyrtarët thanë se target i sulmit ishin anëtarët e Agjencisë së Inteligjencës afgane.

Shumica e të vdekurve janë qytetarë, por ka edhe zyrtarë të parlamentit.

Raportimet thonë se bëhet fjalë për veturë bombë.