Janë zbuluar votat e Gianni De Biasit për futbollistin më të mirë të vitit 2016.
Trajneri i Kombëtares Shqiptare votat e plota ia ka dhënë Gianluigi Buffonit, portierit të Juventusit, shkruan lajmi.net.
Në vend të dytë De Biasi ka renditur Cristiano Ronaldon, dhe në vend të tretë Lionel Messin.