Të ftohtit në Evropë ilustrohet me pamjet nga Kosova (Foto)

Fotografitë në vijim janë të shkrepura në fshatin Jezerc të Ferizajt nga agjencia britanike e lajmeve, Reuters.
Përmes tyre, mediumi tjetër britanik, “The Independent”, ka portretizuar Evropën e ngrirë të ditëve të fundit.

Më shumë se 10 persona kanë vdekur nga bora dhe i ftohti që la shumë fshatra pa energji elektrike, ngriu lumenj e edhe pjesë të Detit Adriatik, si dhe anuloi fluturime në mbarë kontinentin.

Edhe në Serbi moti ishte i ashpër, duke bërë që autoritetet atje të evakuojnë vetëm gjatë natës së mbrëmshme mbi 120 persona dhe 70 automjete në pjesën jugore të vendit që u godit më së shumti nga moti i ftohtë dhe ku bora arriti lartësinë e 3 metrave.

Në Serbi, sipas “The Independent”, autoritetet kanë ndaluar trafikun në lumenjtë Danub dhe Sava për shkak të akullit dhe erës. Autoritetet atje thanë se lumi i Moravës së Madhe është ngrirë për herë të parë në dy dekadat e fundit.

Edhe në Kosovë dje është raportuar për ngrirjen e Drinit të Bardhë dhe të liqenit të Badovcit. Kurse në Shqipëri, si pasojë e temperaturave tejet të ulëta, është ngrirë lumi Drin.

Temat
LajmeVend

Të afërta