Shqiptarja i kërkon 200 mijë euro dëmshpërblim politikanit italian, sepse i vrau të vëllanë

Një 23 vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri nga një biznesmen dhe njëkohësisht ish-këshilltar i “Lega Nord”, natën e 26 Janarit të vitit 2006.
Ngjarja e rëndë ndodhi për shkak se 23 vjeçari shqiptar Dritan Osmani tentoi të të vidhte në vilën e Michelangelo Rizzi në Castelnuovo del Garda të Italisë.

Por sot kjo ngjarje rikthehet edhe një herë në qendër të vëmendjes pasi është motra e shqiptarit të vrarë, Gentjana Kaja e cila kërkon 200.000 mijë euro dëmshpërblim, pë vdekjen e të vëllait.

Natën e 27 Janarit 2006, Rizzi, pasi ndjeu disa zhurma që vinin nga jashtë vilës ku jetonte, zbriti në katin e parë dhe morri një pistoletë tip “HechlerKoch”, që e kishte me leje. Ai stërvitej shpesh në poligon.

Në banesë ishte Rizzi dhe gruaja e tij. Pasi pa dikë që përpiqej të hynte në banesën e tij, sipas dëshmisë së italianit, ai i thirri që të largohej dhe se ishte i armatosur. Por, shqiptari nuk u largua dhe kështu Rizzi qëlloi drejt tij me pistoletë duke e lënë të vdekur 23-vjeçarin shqiptar.

Dy vite më vonë, italiani u dënua me dy vite burgim për vrasje duke tejkaluar limitet e mbrojtjes së ligjshme, por u fal nga amnistia.

Temat
LajmeRajon

Të afërta