Rikujtim: Mësimi rifillon më 16 JANAR, JO nesër!

Meqë në vendin tonë po mbretëron mot i lig dhe me temperatura të ulëta, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka marr vendim që mësimi për gjysmëvjetorin e dytë të filloj më 16 janar 2017 (e hënë), e jo siç ishte paraparë që të rifillojë nesër, më 10 janar.

Të gjitha aktivitet përcjellëse, por edhe zëvendësimi/plotësimi i ditëve të humbura të mësimit do të bëhen në bashkërendim me Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA).

Lajmi.net e risolli këtë lajm për shkak se pati shumë paqartësi nëse është shtyrë ose jo rifillimi i gjysmëvjetorit të dytë./Lajmi.net/

Temat
LajmeVend

Të afërta