Një asteroid sapo kaloi pranë Tokës dhe shkencëtarët mezi e vërejtën

Asteroidi, i quajtur 2017 AG13, u zbulua nga Universiteti i Arizonës, thuhet sipas një emaili nga Slooh, kompania që transmeton pamje live të hapësirës, transmeton Gazeta Express.

Shkëmbi ishte 15 deri në 34 metra i gjatë dhe, kur kaloi pranë Tokës, asteroidi po lëvizte me një shpejtësi prej 16kmh.

Objekti iu afrua Tokës sa gjysma e distancës që Hëna e ka nga Toka, thuhet sipas Slooh.

“Kjo është duke lëvizur shumë shpejt, shumë afër nesh”, tha Eric Feldman, një astronom nga Slooh gjatë transmetimit live të asteroidit në 7:47.

“Ai në fakt kaloi orbitat e dy planetëve, Venerës dhe Tokës”, tha ai.

Temat
Fun

Të afërta