Motra e Stresit bëhet shkaktare që Noizy të përfundojë në polici

Reperi Stresi ka disa ditë që është duke u kërkuar nga policia.

Kjo se, ai ka gjuajtur në ajër me armë dhe kjo gjë ka bërë që të kërkohet nga policia, shkruan lajmi.net

Duke parë këtë gjendje, ka reaguar edhe motra e reperit. Ajo ka thënë se në Shqipëri, po bëhen standarte të dyfishta pasi që ka edhe persona të tjerë nga skena që kanë bërë një gjë të tillë dhe nuk po kërkohen nga policia.

Një nga këta persona është Noizy. E siç duket, deklarata e motrës së Stresit ka bërë që Noizy të shoqërohet në qendrën e policisë në Durrës për të dhënë një deklaratë për këtë ngjarje.

Temat
Showbiz

Të afërta