Ministri i brendshëm Nuhiu vizitoi Qendrën për refugjatë në Tabanoc

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë Agim Nuhiu, sot e vizitoi Qendrën e pranimit për refugjatë në Tabanoc në të cilën janë të akomoduar rreth shtatëdhjetë emigrantë, kryesisht nga Lindja e Afërt.

Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, Nuhiu është informuar nga kompetentët në Qendrën për gjendjet aktuale vijuese – për punën e Qendrës dhe për migrantët të cilët janë të vendosur në objekt.

Ministri me këtë rast, fëmijëve refugjatë në Qendër iu dhuroi pako të Vitit të Ri./MIA/

Temat
LajmeRajon

Të afërta