Kuçi: Do të duhej që Haradinaj të enjten të lirohej komplet, ose të gjykohej në liri

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka thënë se gjykata e Francës, seancën gjyqësore për liderin e AAK-së Ramush Haradinajn, do ta mbajë të enjten.

“Është caktuar seanca gjyqësore të enjten në ora 11. Kemi bërë kërkesë që ai të mbrohet në liri. Do të duhej që Haradinaj të enjten të lirohej komplet, ose të gjykohej në liri”, ka thënë Kuçi, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Kuçi është shprehur se arrestimi i Haradinajt, ishte një akt që i ka surprizuar edhe institucionet, por edhe qytetarët e Kosovës.

“Haradinaj është kryetar i një partie që është pjesë e Parlamentit të Kosovës. Ai ka udhëtuar disa herë në perëndim, dhe ky flet-arrest i tanishëm me kërkesë të Serbisë na ka habitur shumë”.

Sipas tij, flet-arresti është i pabazë, ngase Haradinaj deri më tash ka bashkëpunuar shumë me institucionet e drejtësisë ndërkombëtare, dhe e ka provuar pafajësinë e tij.

Temat
LajmeVend

Të afërta