Showbiz

Ja çfarë i bëri dashuria Ledina Çelos! (Video)

By FIRST CHANNEL

January 07, 2017

Këngëtarja Ledina Çelo është shquar gjithmonë si një ndër këngëtaret më seksi të skenës, gjersa edhe pse i ka kaluar të 30-tat, ajo vazhdon të jetë në top formë.

Së fundmi patëm rastin ta shohim në prezantimin e Festivalit të këngës në RTSH, teksa pas përfundimit ajo është rikthyer sërish në Gjermani tek familja e saj.

Ledina është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku shpesh herë publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet bashkë me vajzën e saj të vogël Perianën, e cila ia ka ç’rregulluar tërësisht flokët mamasë së saj.

“Ça t’bën dashnia”, ka shkruar Ledina në mbishkrimin e videos, duke treguar gjendjen e ‘tmerrshme’ të flokëve të saj. /Telegrafi/