Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Plakolli këmbëzbathur para Teatrit Kombëtar – edhe në temperaturat nën zero (Foto)

Regjisori Sokol Plakolli ka vazhduar grevën e tij para Teatrit Kombëtar.

Greva që kishte filluar “Artistët këmbë zbathur, me sy të lidhur e gojë të mbyllur” vazhdoi edhe sot përkundër temperaturave të ulëta dhe të ftohtit që po mbretëron në Kosovë.

Plakolli që ka hyrë në grevë i vetëm dhe edhe sot ka protestuar me këmbët zbathur.

Greva e Plakollit ka filluar në shenjë pakënaqësie ndaj menaxhmentit të Teatrit Kombëtar dhe sipas tij nuk do të ndërpritet deri në përmbushjen e kërkesave të tij.

Njëra nga kërkesat është shkarkimi i këshillit Teatrit Kombëtar që ai e ka quajtur të korruptuar dhe jo legjitim. /kp/

Exit mobile version