Showbiz

Meda shan keq Francën gjatë këndimit ‘live’ për Ramush Haradinajn (Video)

By FIRST CHANNEL

January 06, 2017

Këngëtari Mehdin Përgjigjaj – Meda ka reaguar së fundmi nëpërmjet një video për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Si shumë fytyra të njohura publike, edhe Meda vendosi që t’i dalë kundër Francës, dhe këtë gjë e ka bërë përmes këngës “Vëllezërit Haradinaj”, ku në një pjesë të tekstit ka ndryshuar vargjet.

Ai vendosi që të shajë me nënë Francën gjatë këndimi, teksa kjo gjë shpreh inatin e tij ndaj urdhërarrestit të Ramush Haradinajt.

Videoja është publikuar në Facebook nga menaxheri i diskos “Enjoy” në Shtutgard, Samir Gërvalla. /Telegrafi/