Kryeministri i vendit, Isa Mustafa deklaroi se këtë vit ka pasur një rritje ekonomike dhe presin që nga 4 për qind në vitin 2018 të arrijë në 5 për qind.
Lajmet e mira sipas Mustafës këtë vit është Zhvillimi ekonomik në një trend rritës, proceset integruese, rezultatet në fushën e sportit që ishim të kufizuar më parë.
Ai tha se vitin e kaluar ka qenë një rritje ekonomike 4.1 për qind, në tre mujorin e parë të këtij viti kemi pas një rritje dhe këtë vit llogarisim ta kalojmë 4 për qindshin.
Kemi sektorin e bujqësisë, ndërmarrjet e mesme dhe të vogla që po ndikojnë në një rritje ekonomike. “Në të ardhmen shpresojmë edhe me një rritje më të madhe duke u bazuar edhe në Termocentralin e ri. Në vitin 2018 presim ta kalojmë 5 për qindshin”.
Mustafa tha se edhe sa i përket punësimit kanë punuar në këtë drejtim, por që ka edhe persona që punojnë por që janë të regjistruar si të papunë. Ai gjithashtu tha se ka edhe persona që ka të mbaruar shkollimin, por që është i papunë, megjithatë ai tha se po punojnë në këtë drejtim
Ai vitin 2016 e përkufizoi si të suksesshëm dke u bazuar në reformat fiskale, zhvillimin ekonomik, aplikimin apo zbatimin e Stabilizim Asociimit.

