Emisionet

Bashkohen aktorët e “Përrallë me Tupan” për Vitin e Ri (Video)

By FIRST CHANNEL

December 28, 2016

Me 31 Dhjetor, në televizionin First Channel, do të ju shoqërojë programi festiv për këtë fundvit.

Si gjithmonë nën udhëheqjen e showmenit Valon Maloku, do të transmetohet “Përrallë me Tupan Festive”, ku do të shihni shumë nga personazhet si Kalemi, Moleri, Asllani, Gulla, Mikel Polici, Jalldezi, Lasgushi, Laura, Shaci, Fiksi dhe Miksi etj.

Përveç humorit, do të ketë edhe muzikë live, ku do të ju shoqërojnë Ymer Bajrami, Muhamet Sejdiu, Linda Hakaj, Ylli Demaj e shumë këngëtarë të njohur, nën shoqërimin e orkestrës “Kristal”.