Kadaj-Bujupi: “Durimi” i Mustafës i kushtoi Kosovës

Ultimatumi i fundit nga ana e Beogradit karshi Listës Serbe dhe institucioneve të Kosovës është ndërhyrje arbitrate në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Sipas Donika Kadaj-Bujupi të Vetëvendosje kjo ka ndodhur pas pranimit të Listës Serbë – marrëveshjen për themelimin e së cilës, sipas saj e kanë bërë Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, njofton Klan Kosova.

“Nga fillimi ka pasur porosi, nga ana e Beogradit”, thotë Kadaj-Bujupi në Ora e Fundit.

Sipas saj shkarkimi i ish-ministri Mariq nga ana e Mustafës është i vonshëm.

“Mustafa e pranoi se ka duruar tepër gjatë, por ky durim i tij i ka kushtuar mjaftë shumë Kosovës”, ka shtuar Kadaj – Bujupi.

“Serbia 16 vite pas çlirimit dhe në dekadën e dytë pasluftës në një formë është kthyer thellë në Kosovë përmes Mitrovicës”, shtoi ajo.

“Kjo qeveri ka shfaq një “durim” po aq të madh sa i përket mosreagimit ndaj strukturave paralele dhe së fundmi ndaj murit në Mitrovicë dhe fyerjeve që vinin nga Beogradi përmes ministrave të Mustafës që paguhen me taksat tona”.

“Nga dita e parë ata nuk i kanë njohur institucionet tona”.

“Është vonë të konstatohet se është boll. Është dashur të ndalen qysh në fillim dhe pjesëmarrja e tyre në institucione të kushtëzohet me njohjen dhe zbatimin e kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”.

Sipas saj deklaratat e fundit të Mustafës vijnë pas një servilit që ka dëshmuar kjo qeveri kundruall listës serbe dhe Beogradit dhe qeverisë serbe.

Temat
LajmeVend

Të afërta