Botë

Gjendet eksploziv afër një zyre turke në Bruksel (Foto)

By FIRST CHANNEL

December 23, 2016

Policia belge ka gjetur një qese me eksploziv afër një zyre që përdoret nga një shoqatë kulture e Turqisë në Bruksel.

Policia janë njoftuar menjëherë pasi një qese me eksploziv është gjetur, transmeton Express.

Prokurorët e Brukselit kanë thënë se këto mjete të dyshuara eksplozive përfshinin cilindra gazi dhe ekspertët janë duke ekzaminuar nëse ka pasur rrezik për eksplodim.

“Unë nuk mund të konfirmoj tani për tani nëse këto mjete kanë pasur për të eksploduar ose jo”, ka treguar një zëdhënës i prokurorisë në Bruksel.

Lidhur me incidentin nuk u arrestua asnjë i dyshuar.

Banorët, të cilët ishin evakuuar për disa orë, më pas u kthyen në shtëpitë e tyre, ndërsa trafiku vazhdon të jetë i bllokuar.