Vend

Ministria e Ambientit po përpiqet të bëjë një plan kundër ndotjes së ajrit. Këto janë detajet

By Dijart Dyla

December 20, 2016

Duke u bazuar në gjendjen e ditëve të fundit të cilësisë së ajrit dhe shqetësimit të popullatës për këtë, në tërë territorin e Kosovës me theks të veçantë në Prishtinë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i ka bërë kërkesë edhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që të angazhohet dhe të kërkojë nga komunat që në këto raste të përgatisin planin afatshkurtër të veprimit në të cilin duhet të parashihen masa efektive të kontrollit dhe ku është e nevojshme, të ndalojë veprimtaritë të cilat shkaktojnë rrezik të tejkalimit të vlerave kufitare të cilësisë së ajrit ose pragut të alarmit.

“Plani afatshkurtër i veprimit duhet të përfshijë masa lidhur me qarkullimin e mjeteve motorike, ngrohjen në amvisëri, biznese dhe në shërbime tjera, me qëllim të zvogëlimit të shkallës së ndotjes së ajrit”.

“MMPH është bindur së vetëm me një angazhim të përbashkët të të gjithë akterëve mund të arrihen rezultat në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë”, thuhet në një njoftim për media të kësaj Ministrie.