Alexis Sanchez dëshiron të qëndrojë në “Emirates Stadium”, por thotë se kjo nuk varet nga ai
Arsenali ende nuk ia ka vazhduar kontratën sulmuesit Alexis Sanchez, që i skadon në qershor të 2018. Sanchez është lidhur me një largim të mundshëm nga “Topçinjtë”, ku shumë klube kërkojnë shërbimet e tij.
Por, ai shpreson që të jetë edhe për shumë vite pjesë e Arsenal dhe dëshiron të fitojë Premierligën e Ligën e Kampionëve me këtë skuadër.
“Më shumë jam i fokusuar në fitimin e ndeshjeve – po mundohem të jem i fokusuar”, tha fillimisht Sanchez.
“Me të vërtetë kjo nuk varet nga unë – gjithçka varet nga ata nëse duan të vazhdojnë të më besojnë. Jam i lumtur këtu, u jam mirënjohës të gjithëve. Tifozët janë të mrekullueshëm. Dua ta fitoj Premierligën dhe Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Sanchez.