Rikthehet Hazard

Eden Hazard është mirë dhe i gatshëm për lojë

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka konfirmuar se anësori i skuadrës së tij, Eden Hazard, ka lënë prapa shqetësimin që kishte dhe është i gatshëm për sfidën kundër Crystal Palace.

“Ai është i gatshëm. Ende nuk e di nëse do të jetë titullar, por me rëndësi është gati që të luajë”, tha Conte.

Trajneri italian konfirmoi se kapiteni John Terry ende nuk është rikuperuar dhe se pret shumë shpejt të jetë në skuadër.

Temat
Botë

Të afërta