Lajme

Eksperti i Vetëvendosjes për rastin Dehari është një zhvatës i zakonshëm në Shqipëri

By FIRST CHANNEL

December 16, 2016

Besim Ymaj, së fundi është angazhuar në Kosovë nga familja Dehari, për të nxjerrë përfundimet e tij të mjeksisë ligjore për vdekjen e Astrit Deharit në Qendër e Paraburgimit në Prizren.

Po, sot, ish drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, bashkë me një tjetër ekspert nga Anglia, Besim Latifaj kanë publikuar një raport që pohon vrasjen e aktivistit të VV’së. Por, Ymaj del të jetë zhvatës. Të paktën kështu pretendohet në një padi të ushtruar ndaj tij, marsin e këtij viti, pikërisht nga instituti shtetërorë në Tiranë, që cilin ai e drejtoi. 12 milion e 228 mijë lekë të vjetra thuhet të jenë abuzuar nga Besim Ymaj gjatë ushtrimit të funksionit të drejtorit në Institutin e Mjekisë Ligjore në Tiranë. Këto ishin të gjeturat e auditorit të Ministrisë shqiptare të Drejtësisë, që më pas çuan në padi ndaj mjekut ligjorë, më 2 mars 2016.

“Padia civile e Institutit të Mjekësisë-Ligjore është depozituar në 2 mars të këtij viti. Çështja civile mban numrin 6740 dhe se i paditur rezulton të jetë, Besim Ymaj. Objekti i kësaj padie civile është kërkimi dhe kthimi i shumës prej 1.228.492 lekë nga i padituri Besim Ymaj, si rrjedhojë e përgjegjësisë që buron nga shkaktimi i dëmit sipas raportit përfundimtar të auditit të Brendshëm të Ministrisë së Drejtësisë, të datës 9 nëntor 2015 ku ritheksoheshin detyrat e lëna nga raporti përfundimtar i auditimit i datës 31 janar 2014”,ka raportuar portali “Shqiptarja.com” më 5 mars të këtij viti.

“Aktualisht çështja është në fazën fillestare dhe se gjyqtari i dosjes është caktuar Marjana Shegani. Besim Ymaj ka drejtuar për disa vjet me radhë institutin e mjekësisë ligjore dhe se tashmë punon dhe në një studio private mjeko-ligjore. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij, Besim Ymaj ka kryer qindra ekspertiza mjeko-ligjore, të cilat kanë përcaktuar dhe fatin e drejtësisë në disa çështje”, thuhet tutje në raportimin e kësaj media shqiptare.