Martin Keown beson se Chelsea është ën gjendje që të thyejë rekordin e Arsenalit prej 14 fitoreve me radhë
Në vitin 2002, kur Martin Keown ishte pjesë e “Topçinjve”, arritën 14 fitore me radhë në Premierligë. Këtë rekord është afër ta thyejë Chelsea i Antonio Contes, që deri më tani ka shkuar në 10 fitore me radhë.
“Chelsea do ta thyejë rekordin e Arsenalit prej 14 fitoreve me radhë”, ka thënë Keown.
Conte po bën punë të mrekullueshme te Chelsea. Në këto 10 fitore me radhë, “Blutë e Londrës” kanë shënuar mbi 20 gola, derisa kanë pranuar një.