Sport

Xhemaili ia uron gruas ditëlindjen me një foto super-seksi të saj (FOTO)

By FIRST CHANNEL

December 15, 2016

Mesfushori me origjinë shqiptare, Blerim Xhemaili i ka bërë një dedikim të veçantë bashkëshortes së tij, Erjona.

Bukuroshja shqiptare që u vlerësua si më e bukura në finalet e Europianit ka festuar përvjetorin e lindjes me familjen e saj.

Futbollisti i Bolognas ka postuar një foto duke e shoqëruar me një urim fantastik.

“Kjo është një ditë speciale! Është dita jote! Gëzuar ditëlindjen tënde e imja dhe e vetmja. Je gjithçka për mua, shoqja ime më e mirë, personi që më bën të lumtur gjithmonë, personi që më ka dhënë dhuratën më të bukur në planet. Faleminderit për gjithçka që bën për mua dhe për djalin Luanin. Do të mundohemi të të bëjmë gjithmonë të lumtur”, ka shkruar ai.