Showbiz

Si po e quan Stresi këngëtaren Morena Taraku?! (Foto)

By FIRST CHANNEL

December 15, 2016

Miqësia mes reperit Stresi dhe këngëtares Morena Taraku ka kohë që është çuar në nivelet më të larta të mundshme e ajo ka arritur edhe në fazën e bashkëpunimit mes dyshes edhe në projekt muzikor.

E se ajo po vazhdon të qëndrojë në nivele të tilla na tregon postimi i fundit i reperit i cili i uron suksese në arritjen e Milionit të parë në Youtube të projektit të fundit të Morenës të cilin e solli në bashkëpunim me Aida Doçin.

Ai mes rreshtash e quan edhe ‘Braq’ këngëtaren, fjalë kjo e cila nëse e përkthejmë në gjuhën shqipe ka kuptimin e vëllaut. Sipas këtij postimi del që dyshja ‘miqësinë’ e tyre e kanë ‘familjarizuar’ tashmë./Prive/