Nesër publikohet raporti i ekspertëve të pavarur për Deharin

Tomë Gashi, avokati i familjes së aktivistit të ndjerë, Astrit Dehari, ka bërë të ditur se nesër do të publikohet raporti i ekspertëve të pavarur.

Raporti i ekspertëve të pavarur të angazhuar nga familja Dehari për rastin e vdekjes së birit të tyre, do të publikohet nesër, ka bërë të ditur avokati Tomë Gashi, transmeton lajmi.net

“Gjatë konferencës për media do të publikohen edhe fotografi të cilat e mbështesin raportin e ekspertëve të pavarur dhe do të sqarohet konkluzioni mbi shkaqet e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Gashi.

Njoftimi i tij i plotë:

NESËR PUBLIKOHET RAPORTI I EKSPERTËVE TË PAVARUR NË RASTIN E VDEKJËS SË AKTIVISTIT TË LËVIZJËS “VETËVENDOSJE !” ASTRIT DEHARI NË QENDRËN E PARABURGIMIT NË PRIZREN

Nesër e premte më 16.12.2016 do të publikohet raporti i autopsisë mjeko -ligjore i ekspertëve të pavarur Dr.Besim Ymaj-Ekspert Mjeko –Ligjor nga Tirana-Shqipëria dhe

Dr. Besim Latifaj,FRCPath Consultant Pathologist nga Anglia.

Konferenca për media do të mbahet nesër më 16/12/2016 në orën 14.30 h në zyren time në Prishtinë, Sheshi Nënë Tereza, Rr.Rexhep Luci 1/1 (mbi Kino ABC), ku do të publikohet raporti i ekspertëve të pavarur të cilët kanë marrë pjesë gjatë obduksionit më 07.11.2016.

Gjatë konferencës për media do të publikohen edhe fotografi të cilat e mbështesin raportin e ekspertëve të pavarur dhe do të sqarohet konkluzioni mbi shkaqet e vdekjës së aktvistit të Lëvizjës “Vetëvendsoje !”.

Temat
LajmeVend

Të afërta