Franca e akuzon Rusinë për atë që po ndodh në Aleppo

Presidenti i Francës, Francois Hollande, e ka kritikuar ashpër rolin e Rusisë në qytetin e rrethuar të Aleppos, duke e akuzuar se i ka thyer premtimet për t’i ndihmuar civilët e bllokuar.

“Rusia po bën premtime të cilat s’po i mban. Vjen një moment, kur duhet të përgjigjesh duke ndërmarr veprime,” ka thënë Hollande, transmeton Express.

Edhe kandidati presidencial i Francës, Francois Fillon, e ka përshkruar rënien e Aleppos si përfaqësim i dështimit të Perëndimit dhe politikës së jashtme evropiane.

Ai tha se ekzistojnë dy opsione: ose intervenim ushtarak, të cilin askush nuk e dëshironte dhe vetëm SHBA-ja do të mund ta bënte – apo një përpjekje e përbashkët diplomatike për t’i sjellë të gjitha palët në tavolinën e bisedimeve, përfshirë edhe ato që sot po kryejnë krime.

Temat
BotëLajme

Të afërta