Lajme

Deda: Edi Rama po fiton para në kurriz të qytetarëve

By FIRST CHANNEL

December 15, 2016

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Albina Deda, ka akuzuar Edi Ramën se në kurriz të popullit po kryen vjedhje.

“Nuk ndalet Edi Rama ne marrezine e vet jo vetem si nje prijes bande ordinere hajnash duke grabitur mbi varferine qe vet ka krijuar kudo ne Atdhe e kryesisht ne Veri te vendit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Deda u shpreh se taksat për rrugën e kombit janë barrë e rëndë për qytetarët që banojnë nga Kurbini, Mirdita, Kykësi e deri në Tropoje.

“Taksa per rrugen e Kombit, kjo vjedhje pa elegance ne kurriz te qytetareve nga oligarket e paskrupujt eshte jo vetem barre pa perballim nga qytetaret qe banojne keto zona nga Kurbini Mirdita , kukesi e deri ne Tropoje por dhe nje frenim real i integrimit kombetar shqiptar ne te gjitha fushat”, shkruan ajo.

“E gjithe kjo flet jo vetem per papergjegjshmerine e arrogancen korruptive te Kryeministrit por mos dhente zoti te jete pjese e marreveshjeve te tij te fshehta me Aleksander Vucic per te ringritur nje mur tjeter ne mes te kombit si ai qe po ngrihet ne Mitrovice mbi lumin Iber. AD”.