Zbulohet qyteti nëntokësor në Turqi (Foto)

Një burrë derisa po rinovonte shtëpinë e tij, ka zbuluar një qytet nëntokësor me 18 lokale afariste, që menjëherë e ka fotografuar për t’ia dëshmuar botës.

Në vitin 1963, një burrë derisa po rrëzonte një mur në bodrumin e shtëpisë, zbuloi aksidentalisht një dhomë të fshehtë që e qonte në një tunel nëntokësor që më vonë rezultoi të jetë qyteti i lashtë Derinkuyu në Turqi, transmeton Telegrafi.

Këto foto dëshmojnë se në qytetin e ruajtur, ishin strehuar 20 mijë njerëz, duke përfshirë edhe bagëtinë dhe furnizimet ushqimore duke jetuar 85 metra nën tokë.

Mendohet se qyteti është krijuar gjatë epokës bizantine 780-1180, ku rrjeta e kuzhinës, stallat, kishat, varret, puset, dhomat komunale dhe shkollat, janë përdorur si një bunker për t’i mbrojtur banorët nga luftërat arabo-bizantine.

Gjatë kësaj kohe, shpella që i ngjasonte një kapele kishte mbishkrime greke në qytetin e lashtë, derisa kishte 600 hyrje që i lejonte qytetarët të futen dhe dalin jashtë.

Dyert e punuara nga gurët gjigant shërbenin për të mbyllur nga brenda qytetin Derinkuyu, në mënyrë që të mbrojë banorët nga ndonjë sulm i mundshëm apo vjedhje.

Temat
BotëLajme

Të afërta