Trump zgjedh skeptikun e klimës si sekretar të SHBA-së për energji

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, të mërkurën ka emëruar ish-guvernatorin e Texas, Rick Perry, në krye të Departmentit të Energjisë së SHBA, duke i dorëzuar këtë detyrë një skeptiku të ndryshimeve klimatike, me lidhje të ngushta me industrinë e naftës që dikur kishte propozuar heqjen e këtij departamenti.

Zgjedhja shton në listë ithtarët e shpimeve për naftë të cilët kanë qenë në shënjestër për punë të lartë në administratën Trump, duke kënaqur industrinë e etur për zgjerim, por duke shqetësuar grupet mjedisore që shqetësohen per rolin që SHBA-të kanë në ndryshimin e klimës globale, raporton Reuters.

Trump, i cili merr detyrën më 20 janar, politikën e energjisë e ka bërë çështje qendrore në agjendën e tij.

Ai ka premtuar ringjalljen e shpimeve për naftë dhe gaz si dhe minierat e qymyrit duke shkurtuar përsëri rregulloret federale. Ai po ashtu ka thënë se do të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje globale për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit, për të cilat një numër i madh i shkencëtarëve thonë se kontribuojnë në ndryshimin e klimës dhe po çojnë në rritjen e nivelit të detit, thatësirave dhe stuhitve më të shpeshta dhe të dhunshme.

Në një deklaratë nga ekipi i tranzicionit Trump, presidenti i zgjedhur është cituar për qëndrimin ndaj Perry si udhëheqës në Texas, shteti i dytë më i populluar i kombit dhe një prodhues i madh i naftës, gazit dhe të energjisë së erës, nga viti 2000 deri në vitin 2015.

Trump ka thënë në deklaratë se Perry ka krijuar “një klimë biznesi që prodhoi miliona vende të reja pune dhe çmime më të ulëta të energjisë në shtetin e tij, dhe ai do të sjellë këtë qasje të njëjtë për të gjithë vendin tonë, si sekretar i energjisë”.

Perry, dikur rival presidencial dhe kritik i Trump i cili nuk pati sukses për nominimin republican, në vitet 2016 dhe 2012, e mirëpriti emërimin e planifikuar, i cili kërkon konfirmimin e Senatit

Temat
BotëLajme

Të afërta