Të arrestuarit e Kumanovës thonë se gardianët po ua vjedhin ushqimin dhe rrobat

Të akuzuarit në rastin Lagjja e Trimave në burgun e Shkutës ankohen se gardianët e burgut ua marrin veshmbathjet dhe ushqimet që u sjellin familjarët.

Këtë e konfirmojnë edhe avokatët e të akuzuarve Naser Raufi dhe Mefail Arsllani. Madje, këta të fundit, i akuzojnë për hajni gardianët dhe një pjesë të strukturave udhëheqëse të burgut, raporton Alsat.

“Në këtë burg ankohen disa nga të akuzuarit se një pjesë dërrmuese e produkteve që ju dërgojnë familjet, e posaçërisht gardëroba, nuk u jepet dhe punohet për një hajni nga ana e gardianeve dhe strukturave të ndryshme të burgjeve”., u shpreh avokati, Naser Raufi.

Pala mbrojtëse thotë se veshmbathjet e siguruara me shumë vështirësi nga të akuzuarit kanë mbetur në Shutkë gjatë transferimit tyre në burgun e Prilepit dhe atë Ohrit. Sjellja e tillë e gardianëve ka lënë pa rroba të mjaftueshme në temperatura të ulëta shumë të akuzuar nga grupi i Kumanovës.

“Gjërat elementare që duhet ti ketë një burg nuk i ka burgu i shturës, luftë të madhe bëhet me ftohtin siç kemi informata nxehja burg është një orë brenda ditës ku është problem për qëndruar dhe si pasoje ë kemi ftohjen e ose sëmurjen e klientëve tanë “, ka shtuar avokati tjetër Mefail Arsllani.

Përfaqësuesit e burgut të Shutkës nuk u përgjigjen këtyre akuzave pavarësisht tentimeve të televizionit Alsat. Drejtori dhe zëvendës drejtori premtuan se do të përgjigjen gjatë ditëve të ardhshme. Seanca e radhës për rastin e Kumanovës do të zhvillohet me 23 dhjetor kur pritet që të publikohen edhe bisedat e përgjuara nga pala e akuzës gjatë periudhën kur grupi i Kumanovës është futur në Maqedoni.

Temat
LajmeRajon

Të afërta