Botë

Ronaldo transferohet në Inter? (Foto)

By Dijart Dyla

December 14, 2016

Joao Mario, mesfushori portugez, beson se mund ta bindë Cristiano Ronaldon që ta veshë fanellën e Interit.

Mesfushori portugez i Interit, Joao Mario, ka dhënë një deklaratë të çmendur. Ai beson se mund ta bindë Cristiano Ronaldon që ta veshë fanellën e Interit.

Mario dhe ylli i Real Madridit janë shok të mirë, pasi luajnë së bashku në përfaqësuesen e Portugalisë.

“Nëse një ditë Ronaldos i duhet të largohet nga Reali dhe do të mendojë të luajë në Serinë A, mendoj se do të isha në gjendje ta bindja që të vishte fanellën e Interit”, ka deklaruar ai.

“Për Interin do të ishte krenari të firmoste me Ronaldon, por ne e dimë që ai sot është lojtar i Realit të Madridit. Luan dhe po fiton atje prej shumë kohësh dhe është simbol i skuadrës”, ka theksuar ai.