Dy reperat që u bënë babadimra (Foto)

Festat e fundvitit janë të dashura për të gjithë e me ardhjen e tyre bëhemi të ndjeshëm e mendojmë edhe për të tjerët që nuk kanë mundësi financiare.

Një personazh shumë i dashur i festave të fundvitit sidomos për fëmijët e që i shton dhe më shumë magjinë këtyre ditëve festive është padyshim babadimri.

Disa fëmijë dje kanë pasur rastin të kenë dy babadimra mjaft special si Ledri Vulën e Gjikon, të cilët luajtën rolin e babadimrit për një ditë.

Ata kanë mbushur një rimorkio me dhurata dhe kanë gëzuar dhjetëra fëmijë për festat e fundviti e me këtë rast dyshja duket se janë kënaqur shumë edhe vetë. Kjo është një iniciativë që duhet duartokitet e të marrin shembull të tjerët nga ta. /Prive/

Temat
Showbiz

Të afërta