18-vjeçari kapet duke vjedhur në një qendër tregtare në Tiranë (VIDEO)

Një 18-vjeçar është kapur ditën e sotme duke vjedhur në një qendër tregtare në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë arrestuar në flagrance Xh. L.,18 vjeç, banues në Durrës.

Sipas bluve të kryeqytetit, ai është kapur në flagrancë duke vjedhur disa veshmbathje në një qendër tregtare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– Një palë atlete, të dyshuara të vjedhura

– Një bluzë, të dyshuara të vjedhura

– Një palë pinca (me të cilat ka bërë të mundur heqjen e Chipi-t të sendeve të vjedhura).

Po ashtu, policia thotë se 18-vjeçari dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 21.11.2016, në rrugën “Studenti”, ka vjedhur banesën e N. M.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”.

Temat
LajmeRajon

Të afërta