Botë

Spille, kapet gomonia e ngecur në cektinë, shoqërohet i riu

By FIRST CHANNEL

December 13, 2016

​Policia e Shtetit ka bllokuar një gomone të dyshimtë në grykëderdhjen e Shkumbinit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku i riu F.Jaho, poseduesi i gomones ka njoftuar vetë policinë, duke telefonuar numrin 129 dhe njoftuar se është bllokuar në det.

Autoritetet e rendit kanë shkuar në vendin e ngjares, në afërsi në kufi me Spillenë, ku kanë vënë re se i riu kishte ngecur me gomonen në cektinë.

Policia ka sekuestruar gomonen me dy motorë, ndërsa sqaron se nuk është gjetur lëndë narkotike.

I riu nga Vlora është shoqëruar në policinë e Durrësi për t’u marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje, pasi dyshohet se mund të jetë pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës.