Makina del nga rruga, dy të plagosur në Shkodër (Foto)

Një aksident raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë fshatit Bërdicë në Shkodër.

Sipas të dhënave të para një automjet tip Benz ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Temat
Rajon

Të afërta