Ambasadori amerikan vlerëson zgjedhjet në Maqedoni: Hap drejt tejkalimit të krizës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shkup, Jess Baily, i ka përshëndetur konkluzat e dala nga misioni i OSBE-ODIHR-it, sipas të cilave, zgjedhjet e së dielës në Maqedoni kanë qenë të drejta dhe demokratike.

“I bëj thirje qeverisë së ardhshme që të vazhdojë të punojë në ndërtimin e kapaciteteve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me qëllim që të zgjidhen të gjitha çëshjet juridike dhe procedurale”, tha ambasadori Baily, përcjell REL.

“Zgjedhjet, më 11 dhjetor, paaqesin hapin e parë që Maqedonia si shtet të ecë drejt tejkalimit të krizës politike. I inkurajojmë partitë politike, të cilat do ta përbëjnë qeverinë e ardhshme, të punojnë në formë konstruktive me opozitën, për ta lëvizur Maqedoninë drejt strukturave euro-atlantike, veçanërisht sa i përket sundimit të dejtësisë”, tha Baily.

Temat
Rajon

Të afërta