Shkruan: Fadil Maloku, sociolog
1.Meqë, Parlamenti Maqedon nuk ka vende të rezervuara (si Kosova “demokratike, sovrane dhe e pavaruar”!!!), ngase, sistemi zgjedhor është proporcional (një dobësi evidente e gjitha partive politike, atje!), atëherë gjasat për ta përmbysur qeverisjen korruptive promaqedone, përmes ndonjë rritjeje (përtej 25/27)në ulëse në Kuvendin e ardhshëm Maqedon, janë shumë të vogëla!
2.Në Maqedoni, nacionalizmi maqedon sërish do ngadhnjejë! Shqiptarët të shkapërderdhur në pesë (mikrokozmose ) parti, e të fragmentarizuar, në ideologji, grupe, e klane mafioze shtetërore…,vështirë që do kulmojnë me ndonjë progres social apo ekonomik, në këto votime…!
3.Zoti qoftë me ta! Por, Zoti nuk do bëhet me ta, derisa ata nuk (lirohën nga lakmia grupore e klanore!) bëhen me vetën e tyre, pra, interesin e përgjithshëm kombëtar; lirinë dhe barazinë, e maqedonëve kompaktë…

