Sulmi terrorist në Turqi që i ka lënë të vdekur shumë persona dhe të tjerë të plagosur, ka prekur zemrën e aktorit turk Tolgahan Sayisman që në Kosovë njihet për rolin e Çënarit në serialin ‘Lale Devri’.
Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka ngushëlluar familjarët e viktimave, shkruan lajmi.net
Tolgahan ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë e të rënë duke iu kërkuar atyre të kenë durim pasi që ata që kanë vdekur, ranë si martirë që e mbrojtën familjen dhe vendin e tyre.
Po ashtu, aktori turk ka thënë se gjithë të vdekurit do të shpërblehen në qiell ku e kanë rehatinë me të madhe.
Në fund, ai është lutur që Zoti ta mbrojë popullin turk nga sulmet e tilla.

