Kevin-Prince Boateng e ka të pamundur që ta menaxhojë famën.
Mesfushori i Las Palmas ka rrëfyer jetën personale, e cila jashtë futbollit është shumë aktive.
“E kam të pamundur ta menaxhoj famën. Në dy vjetë kam shpenzuar të gjitha paratë e mia në makina, orë, këpucë, klube të natës dhe restorante. Për një djalë si unë, i rritur në një lagje të varfër dhe pa para, kjo ishte e rrezikshme”, deklaroi Boateng, përcjellë lajmi.net.
Mes tjerash, ai foli edhe për krahasimin Cristiano Ronaldo-Leo Messi.
“Futbllisti më i mirë në La Liga është Ronaldo. Ai ka gjithçka. Leo Messi? Ai nuk është njerëzor, ai është nga një tjetër planet”, shtoi Boateng.

