Rajon

Të premten publikohen bombat për “Monstrën” dhe Lagjen e Trimave!?

By Dijart Dyla

December 06, 2016

Gazeta “Lajm” e Shkupit publikon si ekskluziv lajmin se deri të premten Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë mund të publikojë “bombat” për rastin “Monstra”, ku pa prova të qëndrueshme u dënuan shqiptarë për vrasjen e katër fëmijëve te Liqeni i Smilkovcit, si dhe për ndodhitë në Lagjen e Trimave dhe për vdekjen në aksident trafiku të gazetarit të njohur opozitar Nikolla Mlladenov.

“Kryesia e LSDM-së gjendet nën presion të madh nga anëtarësia që këto “bomba” të publikohen para 11 dhjetorit edhe pse premtimet e udhëheqësve të LSDM-së janë se ato do publikohen pas zgjedhjeve, në proceset gjyqësore që do të fillojnë kundër autorëve të skenareve të këtyre rasteve. Anëtarësia e LSDM-së kërkon që bombat të lëshohen në ndonjë tubim parazgjedhor. Kjo ka shkaktuar panik te partitë në pushtet, kurse edhe ndërkombëtarët kërkojnë që të mos publikohen bomba në kohën nga frika se situata mund të dalë nga kontrolli tani në prag të zgjedhjeve”.