Ambasada e SHBA vërejtje Serbisë: Marrëdhënjet tona mbesin të rënduara

Beograd – Ambasada e SHBA në Serbi, me rastin e vendimit të shkallës së parë të akuzuar për djegien e ambasadës e tyre në Beograd, ka thënë se ky rast “ngarkon marrëdhëniet dypalëshe”.

Ambasada amerikane thekson se respektojnë sundimin e ligjit dhe përsërisin thirrjen për shqyrtimin e fakteve.

“Ne respektojmë sundimin e ligjit në Serbi, por ky rast është ende në pritje që nga viti 2008 dhe po i ngarkon marrëdhëniet tona dypalëshe. Ne përsërisim thirrjen për një ekzaminim të plotë të fakteve dhe presim që drejtësia të jetë arritur sa më shpejt që është e mundur,” u tha për B92 në ambasadën e SHBA.

Gjykata e Apelit në Beograd rrëzoi vendimin e shkallës së parë sipas të cilit tetë të akuzuar janë dënuar me dënime me kusht prej gjashtë deri në 10 muaj për shkak të djegies së Ambasadës së SHBA-ve në Beograd.

Ambasada e SHBA është djegur në vitin 2008, pas mitingut “Kosova është Serbi”, ndërsa Gjykata e Apelit urdhëroi rigjykim për të dënuarit.

Megjithatë, gjykata la në fuqi vendimin për Drazenko Nikolic, i cili për shkak të veprimeve të dhunshme është dënuar me pesë muaj burg, me një periudhë verifikimi prej dy vjetësh.

Me të njëjtin vendim u konfirmua pafajësia e Aleksandar Ercer dhe Dusan Sedlar.

Ata, ndryshe nga të tjerët, lirohen me vendim përfundimtar nga akuzat se më 21 shkurt 2008 përballë e ambasadës amerikane në Beograd, kanë kryer vepër penale të veprimieve të rënda kundër sigurisë publike.

us-embassy-belgrade_1481033100-4044820

Temat
Rajon

Të afërta