Botë

Sulm me armë në SHBA: 2 të vdekur

By Dijart Dyla

December 05, 2016

Autoritetet amerikane njoftojnë se dy persona kanë humbur jetën në një sulm të armatosur dje në mbrëmje afër Salt Lake City, në SHBA.

Zyra e Sherifit të Utahs ka njoftuar se dhuna kishte shpërthyer derisa një grua po e thërriste policinë për të raportuar se një person po gjuante me armë në drejtim të makinës së saj.

Policia më pas kishte shkuar në vend të ngjarjes ku e kishte gjetur gruan e vdekur.

Sulmuesi është ndjekur nga policia dhe pasi që ka refuzuar të ndalej, është qëlluar me armë.

Oficerët e kanë gjetur atë të vdekur në makinën e vet, por ende është e paqartë nëse e ka qëlluar veten apo është qëlluar nga policia.